S’kanë triumfuar asnjëherë, por Wenger thotë se këto dy ekipe janë favorite për Ligën e Kampionëve

09:14 | 03 August 2020

Manchester City dhe Paris Saint-Germain duhet të konsiderohen favoritë për edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve – konsideron Arsene Wenger.

Gara më e madhe evropiane do të rikthehet këtë javë pas mungesës disamujore si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndërsa ishte ndërprerë në fazën e 1/8 së finales.

Në këtë fazë kanë mbetur pa zhvilluar edhe katër ndeshje kthyese, ndërsa më pas çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

“Kur zhvillon një ndeshje ndaj Atalantas apo Atletico Madridit, gjithçka mund të ndodhë. Mirëpo, sipas meje, Manchester City dhe PSG janë dy favoritët sa i përket potencialit që kanë”, ka deklaruar Ëenger për Europe 1.

Megjithatë, ish-trajneri i Arsenalit konsideron se skuadra e tanishme e kampionit të Francës është më e dobët sesa para disa vitesh, mirëpo mendon se konkurrenca asokohe ka qenë më e fortë se aktualisht.

Komento: