Tottenham ia ka vënë syrin te dy yjet e Milanit.
Do të ketë një emisar të Tottenham, sonte në stadiumin e Atalantës, për të vëzhguar në veçanti Franck Kessie dhe Jesus Suso.
Tottenhami e ndjek prej kohësh mesfushorin Frank Kessie teksa Pochetino e kërkon me cdo kusht futbollistin afrikan.
Gattuso e konsideron të pashitshëm megjithatë një ofertë prej 40 milin eurosh mund ta tundojë Milanin, ku 2 vite më parë e bleu për 20 miliin euro nga Atalanta.
Ndërkohë edhe për Suson Spërsat kanë shfaqur interes teksa spanjolli ende nuk po rinovon me kuqezinjtë.