Skautë të pranishëm sot në ndeshjen, Atalanta-Milan, po ia marrin yjet rossonerëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Skautë të pranishëm sot në ndeshjen, Atalanta-Milan, po ia marrin yjet rossonerëve

20:54 | 16 Shkurt 2019

Tottenham ia ka vënë syrin te dy yjet e Milanit.

Do të ketë një emisar të Tottenham, sonte në stadiumin e Atalantës, për të vëzhguar në veçanti Franck Kessie dhe Jesus Suso.

Tottenhami e ndjek prej kohësh mesfushorin Frank Kessie teksa Pochetino e kërkon me cdo kusht futbollistin afrikan.

Gattuso e konsideron të pashitshëm megjithatë një ofertë prej 40 milin eurosh mund ta tundojë Milanin, ku 2 vite më parë e bleu për 20 miliin euro nga Atalanta.

Ndërkohë edhe për Suson Spërsat kanë shfaqur interes teksa spanjolli ende nuk po rinovon me kuqezinjtë.

Komento: