“Unë nuk mendoj se do të jemi të lumtur vitin e ardhshëm nëse përsëri e mbarojmë të gjashtit, duhet të përmirësohemi”.
Këto ishin fjalët e Stefano Pioli pas fitores 3-0 ndaj Cagliari të shtunën në mbrëmje, dhe il Corriere della Sera po raportojnë se objektivi i Milanit për sezonin e ardhshëm është i thjeshtë: të përfundosh në katër të parët.
Kuqezinjtë nuk mund të jenë më të kënaqur me të pasur pjesë të mira të sezoneve dhe duhet të fillojnë sezonin 2020-21 në mënyrën më të mirë, përcjell ORAinfo.
Lojtarët e Piolit mblodhën 30 pikë në 12 ndeshje pasi Serie A rifilloi – që është ritmi i Scudetto, dhe nuk mbhaet mend një ritëm i tillë i Milanit kohën e fundit.
Mos arritja katër vendet e para do të konsiderohej një dështim. Për të arritur këtë qëllim, klubi ka vendosur të ngjitet me Piolin, me 4-2-3-1 të tij dhe me Zlatan Ibrahimovic.
Edhe drejtori i Milanit, Ivan Gazidis – me të cilin pati një përplasje të ashpër disa javë më parë – tani është i bindur për rëndësinë e suedezit i cili duket se tani është shumë afër rinovimit me Milanin.
Për të arritur në Ligën e Kampionëve, kuqezinjtë kanë nevojë për udhëheqësin e tyre të padiskutueshëm. /ORAinfo/