Bayerni sot mund të shpallet kampion i Bundesligës, ky është skenari.
Bayern Munich me shtatë pikë më shumë se ndjekësi i parë në krye të Bundesligës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në përfundim të kampionatit, mundet që sot (e shtunë) të fitojë titullin e kampionit, nëse rezultatet shkojnë në favorin e tyre.
Nëse Borussia Dortmund e vendit të dytë mposhtet në udhëtim te Fortuna Dusseldorf në ndeshjen që fillon nga ora 15:30, Bayern Munich do të shpallet kampion për të tetin sezon më radhë, nëse shënon fitore kundër Borussia Monchengladbach.
‘Bavarezët’ kanë qenë në pozitën e katërt në muajin nëntor kur ishte shkarkuar trajneri Niko Kovac, por kanë bërë një kthesë të jashtëzakonshëm me trajnerin Hansi Flick, duke fituar 24 nga 27 ndeshjet.
Sikur në sezonin 2012/2013, Bayern Munich ka mundësi edhe kësaj here të fitojë ‘tripletë’, pasi janë në garë edhe në Kupën e Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve.
Diçka të njëjtë në të kaluarën kanë bërë edhe Inter, Barcelona, Manchester United.