Skender Hyseni lëshon disa akuza: Përmes Lumir Abdixhikut, Albin Kurti dikton politikat e LDK-së

16:29 | 10 October 2022

Akuzat e Skender Hysenit: Përmes Lumir Abdixhikut, Albin Kurti dikton politikat e LDK-së.

Sipas Skender Hysenit, Lumir Abdixhiku është i paguximshëm karshi qeverisjes së Albin Kurtit. Prej kohësh, thotë Hyseni, VV dikton politikat dhe qëndrimet e LDK-së përmes njerëzve si Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku. Këta, sipas Hysenit, “LDK-në e kanë sjellë në nivel të AAK-së”, e jo ata që kundërshtonin instalimin e Vetëvendosjes përbrenda LDK-së.

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skender Hyseni, ka marrë shkas nga një deklaratë e kryetarit e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ta analizuar udhëheqjen e partisë nga ai.

“Si është e mundshme që një lider opozitar, Abdixhiku ia numëron gjitha atë mal dështimesh Kurtit, dhe në të njehtën kohë deklarohet kundër rrëzimit të kësaj qeverie, si qëndrim poltik partiak”, pyet Hyseni.

“Ka kohë që, përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 antarë tjerë në Kryesinë e LDK-së, Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK”, shkruan Hyseni.

Këta, zyrtari i LDK-së i bën fajtor që e kthyen partinë e tyre “në nivel të AAK-së”.

“Vota për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja e pakusht e qverisë Kurti në misionin e tij shkatërrimit të çdo gjeje të ndërtuar deri më tani, LDK-në, e ka kthye në një formacion politik hybrid, që të mos them, patericë të VV-së. Këta janë ata që “LDK-në e kanë sjellë nivel të AAK-së” në zgjedhjet e fundit dhe askush tjeter. Sidomos jo ata që kanë bërë të pamundurën që mos të lejohet konsolidimi i bërthamës së VV-së në LDK”.

Shkrimi i plotë i Hysenit:

“Abdixhiku kritikon ashpër Kurtin: Nuk po i kupton hallet e qytetarëve, po angazhohesh vetëm për propaganda!!!”

Ishte ky një titull në portalet e djeshme i cili më ‘intrigoi’ dhe rrjedhimisht e lexova me kujdes.

Dua parasëgjithash ta ripersëris fuqishëm ate që e kam thenë me vite. E keqja më e madhe që i ka ndodhur Kosovës pas lufte, është ardhja në krye të këtij shteti e Albin Kurtit si kryeminister dhe Vjosa Osmanit si presidente. Kurti një mashtrues patologjik, manipulues intelegjent, e ka katandisur Kosovën atje ku pak kujt ia mirrte mendja. Ndërkohë që kemi një presidente e cila në çdo situate ose jep deklarata që janë në thelb të rrejshme dhe çorientuese, ose shpërfaq shkallë të lartë mediokriteti, madje edhe në fushat ku pretendon të jet eksperte!

Po i kthehem tani deklaratës së Abdixhikut dje dhe “ashpërsisë” së tij me Kurtin. Pajtohem me të gjitha konstatimet për çështjet që kishte prekur në atë deklaratë z.Abdixhiku. Por, poashtu duhet konstatuar që në deklaratën e tij kishte mungesë akute guximi për t’u marr edhe me çështje substanciale të shtet ndërtimit të Kosovës.

Sidoqoftë, është më se e saktë që Albin Kurti (dhe, shto këtu edhe Vjosa Osmani) “nuk po i kupton hallet e qytetarëve, por angazhohet vetëm për propaganda!!!”. Megjithatë, pyetja më logjike që imponohet në këtë rast është: Si është e mundshme që një lider opozitar, Abdixhiku ia numëron gjitha atë mal dështimesh Kurtit, dhe në të njehtën kohë deklarohet kundër rrëzimit të kësaj qeverie, si qëndrim poltik partiak! Diçka këtu nuk shkon! Nëse deklaron se kjo qveri ka deshtuar në çdo gjë dhe në të njetën kohë, të njejtës i thua vazhdo të “qevrisësh” sepse ne nuk duam të të rrëzojmë, “kritikun” Abdixhiku e bënë poaq të pa besueshëm dhe manipulues. Largo këtu 3-4 vetë pë të cilët kam respekt, heshtja e pjesës më të madhe të Kryesisë së LDK-së, ndaj kësaj poltike sa manipulative e poaq kalkulante instaluar nga Abdixhiku në këtë parti, ështe tregues i qartë që, tashmë, bërthama e VV-së brenda LDK-së është diktuese e politikave “opozitare”. Ka kohë që, përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 antarë tjerë në Kryesinë e LDK-së, Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK, Vota për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja e pakusht e qverisë Kurti në misionin e tij shkatërrimit të çdo gjeje të ndërtuar deri më tani, LDK-në, e ka kthye në një formacion politik hybrid, që të mos them, patericë të VV-së. Këta janë ata që “LDK-në e kanë sjellë nivel të AAK-së” në zgjedhjet e fundit dhe askush tjeter. Sidomos jo ata që kanë bërë të pamundurën që mos të lejohet konsolidimi i bërthamës së VV-së në LDK.

Nëse Abdixhiku do të donte të dëshmonte të kundërtën, ai duhet pa humbur kohë të deklarohet duke thënë se do te perdoret çdo mjet demokratik për ta larguar këtë formacion politik nga qeverisja, para se të bëhet vonë! Dhe këto deklarata t’i mbështes me verpime opozitare konkrete, me çdo mjet demokratik.

Komento: