Skender Hyseni pritet nga Jeff Hovenier: Institucionet t’i marrin me seriozitet rekomandimet evropiane dhe amerikane

12:43 | 03 November 2022

Hyseni pritet nga Hovenier: Institucionet t’i marrin me seriozitet rekomandimet evropiane dhe amerikane.

Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni është takuar të enjten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Hyseni ka thënë se ka pasur pajtim me ambasadorin amerikan që Institucionet t’i marrin me seriozitet rekomandimet evropiane dhe amerikane.

Po ahstu siç tregon Hyseni në Facebook, me ambasadorin amerikan është pajtuar se “status-quoja në raportet me Serbinë dëmton rëndë interesat e Kosovës sot dhe nesër”.

“Sot u prita në zyren e tij, nga ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier. Biseduam gjatë, shumë hapur dhe në mënyrë përmbjatësore për sutuatën me të re në Kosovë dhe aktualitetin në rajon, Theks të veçantë gjatë bisedës u vu te zhvillimet në Kosovë dhe domosdoja e dilaogut me Serbinë. U theksua se sot më shumë se kurrë kerkohet maturi në veprime poltike. Ruajtja e stabilitetit është qelsi i lëvizjes pëpara”, ka shkruar Hyseni.

“Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë Status-quoja në raportet me Serbinë dëmton rëndë interesat e Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë poashtu se insititucionet e Kosovës duhet të marrin me shumë seriozitet propozimet dhe rekomandimet evropiane e amerikane për rrugën përpara”, ka deklaruar ai.

Hyseni në të kaluarën ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme.

Ai po i komenton edhe zhvillimet e reja në mes Kosovës dhe Serbisë.

Për çështjen e targave të hënën në Pressing ka thënë se “Albin Kurti kurrë nuk do ta zbatojë vendimin për targat”, sipas tij “këto janë lojëra të Kurtit”.

Komento: