Skënder Hyseni tregon a do të jetë kandidat për kryeministër i LDK-së

12:37 | 17 Prill 2020

LDK është duke u bërë gati që me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet që të krijojnë qeverinë e re.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë se nuk është diskutuar asnjëherë në organet e partisë që ai të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër.

“Nuk jam unë kandidat!”.

“Pra, janë spekulime dhe asgjë më shumë, e të cilat vijnë nga qarqe të caktuara që për synim të vetëm kanë krijimin e hutisë dhe konfuzionit”, ka theksuar ai.

“LDK do të vendos për kandidatin, vetëm pasi të ketë marrë mandatin për të krijuar qeverinë duke respektuar procedurat kushtetuese. Deri atëherë, të gjitha pra, janë spekulime!”, ka shkruar ai.

Komento: