
Skerdi: Unë dhe bashkëshortja po shërohemi nga Covid-19.
Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi Ago dhe bashkëshortja e tij Vesa Rama-Ago, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur Skerdi përmes një shkrimi në InstaStory.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt”, ka shkruar Skerdi.

