Skocia fiton bindshëm ndaj Ukrainës

23:14 | 21 September 2022

Skocia fiton lehtësisht ndaj Ukrainës, bëhet lidere e grupit.

Skocia ka arritur të shënojë fitore të lehtë në shtëpi ndaj Ukrainës 3:0, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe u desh të pritej minuta e 70-të për të parë golin e parë, shkruan Gazeta Express.

Ishte kapiteni McGinn i cili me një lojë fantastike individuale e gjeti rrugën e golit.

10 minuta më vonë, Dykes dyfishoi epërsinë, kurse për rezultatin 3:0 u përkujdes sërish Dykes nëm inutën e 87-të.

Me këtë fitore, tani Skocia bëhet lidere e grupit B1 me nëntë pikë, dy më shumë se Ukraina.

Komento: