
Kapiteni i Fenerbahçes, Milan Skriniar, përjetoi një makth të madh ditën e fundit.
Një hajdut hyri me forcë në shtëpinë luksoze të tij në lagjen Beykoz të Stambollit dhe vodhi të gjitha paratë! Pas ankesës së Skriniar, policia është në kërkim të hajdutit.
Sipas mediumit turk Sabah, qendërmbrojtësi sllovak është tronditur nga një vjedhje me thyerje të shtëpisë.
Dyshohet se hajdutët kanë hyrë me forcë në vilën e Skriniar në një kompleks luksoz në Beykoz të Stambollit dhe kanë vjedhur të gjitha paratë që ndodheshin brenda.
Skriniar e vuri re situatën. Ai shkoi direkt në stacionin e policisë. Pas ankesës së kapitenit të Fenerbahces, ekipet e policisë nisën një hetim për të kapur hajdutët.
Dyshohet se 40,000 dollarë (rreth 1,790,000 lira turke) u vodhën nga shtëpia e lojtarit.
Mediat raportojnë se ka dalë në pah se një kompani e zhvendosjes së sendeve kishin vizituar së fundmi shtëpinë e futbollistit.
Hetimet policore për këtë çështje janë duke vazhduar. /Telegrafi/