Skriniar mund t’i bashkohet PSG-së në janar
Milan Skriniar mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në afatin kalimtar të janarit të ardhshëm.
Qendërmbrojtësi sllovak s’e ka ndërmend ta pranojë ofertën e Interit për vazhdimin e kontratës dhe për këtë arsye, palët mund të ndahen pas pjesës së parë të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
“Nerazzurri” ia kanë ofruar mbrojtësit stabil një kontratë të re me një rrogë prej 6 milionësh neto në vit, kurse lojtari i kërkon 7.5 milionë.
Skriniar ka kontratë me Zikaltrit deri në vitin 2023 dhe nëse nuk e vazhdon kontratën, mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Sidoqoftë, Interi, për të fituar sadopak para, mund të vendosë ta shesë lojtarin në janar dhe PSG-ja është e gatshme ta transferojë atë në “Parkun e Princave”.