“Martesa” e Milan Skriniarit me Interin është e destinuar të vazhdoj.
Mbrojtësi sllovak ka vendosur ta refuzoi ofertën e ekipit francez PSG, për të vazhduar aventurën në Milano.
Oferta e zikaltërve për 27 vjecarin është prej 6 milion eurove në sezon derisa po diskutohet detajet e fundit rreth bonuseve të cilat do ti takojnë sllovakut.
Ai e ka pranuar këtë ofert duke e refuzuar atë të PSG e cila ishte shumë më e majme.
Kontrata aktuale e Skriniarit me Interit përfundon në qershor të vitit tjetër.