Milan ka zhvilluar një seancë stërvitore mëngjesin e sotëm dhe më pas kanë vendosur të festojnë ditëlindjen e trajnerit Stefano Pioli.
Sipas MilanNews, lojtarët dhe stafi hëngrën drekë në Milanello pas seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm dhe në fund të vaktit stafi dhe lojtarët festuan ditëlindjen e Piolit pasi trajneri sot mbush 57 vjeç, përcjell ORAinfo.
Pati një dolli për shefin, duartrokitje nga të gjithë në dhomë dhe padyshim që u prezantua edhe një tortë.
Sigurisht që vjen pasi Pioli festoi tre vjet në krye të Milan në fillim të muajit.
Lajme të mira vijnë edhe nga vetë fusha stërvitore, pasi Charles De Ketelaere ndoqi Simon Kjaer – i cili u kthye në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dje – në seancën stërvitore.
Mesfushori i ri sulmues belg do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjen e së shtunës kundër Monzas. /ORAinfo/