Duket se skuadra e Ancelottit do të bëjë transferime të reja.
Trajneri i skuadrës italiane, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se skuadra e tij është në bisedime me dy super yje.
Napoli tash e sa kohë është duke kërkuar shërbimet e një mesfushori që luan në pozitën ’10’, por edhe të një lojtari anësor.
James Rodriguez, i lidhur edhe me Atletico Madrid, është lojtari që kërkohet nga Napoli, si synimi kryesorë i kësaj merkatoje.
Gjithashtu, Nicolas Pepe, anëosri i Lille, i cili bëri befasinë e këndshme në Francë, është afër t’i bashkohet nënkampionëve të Italisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i Napoli, i cili ka thënë se janë në bisedime me dy lojtarët.
“Është e qartë se ne jemi të interesuar për Pepe, agjentët e tij janë këtu dhe nuk ka kuptim nëse e fshehim atë. Negociatat po vazhdojnë dhe ne do të shohim se çfarë ndodh” ka thënë Ancelotti.
“Të gjitha negociatat janë të hapura. Real Madrid akoma duan ta shesin James, dhe Napoli dëshiron të nënshkruajë me atë” ishin fjalët e trajnerit.
Mbetet të shihet nëse Napoli do të bëjë edhe dy super nënshkrime në këtë merkato, ose nëse negociatat e tyre do të përfundojnë pa konkretizim.