Skuadra e Interit merr vendimin e madh

14:24 | 20 August 2022

Skuadra e Interit tashmë ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Interi ka vendosur që ta mbajë në ekip Milan Skriniarin.

Paris Saint-Germain nuk dëshironte të investonte më shumë se 50 milionë euro, plus shtesat në qendërmbrojtësin sllovak.

Ndërsa tani do të fillojnë bisedimet e reja mes Interit dhe Skriniarit për rinovimin e kontratës.

Raportohet se zikaltrit duan t’i ofrojnë kontratë pesë vjeçari Skriniarit.

Komento: