Skuadra e Juventusit ka bërë një përforcim të madh nga Bundesliga.
Juventus janë të interesuar të transferojnë sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, thonë raportet në Francë.
Një transferim te Juventus, do të ishte rikthim në qytetin e Torinos për lojtarin, i cili u rrit atje, me babanë e tij, Lilian Thuram, që veshi fanellën e Juventusit nga viti 2001 deri në vitin 2006.
Marcus ka lindur në gusht të vitit 1997, një vit pasi babai i tij ishte bashkuar me Parmën.
Sulmuesi i talentuar aktualisht po paraqitet në nivele të larta në Bundesligë, ku ka shënuar 14 gola, duke asistuar nëntë herë, në 37 ndeshje konkurruese.
Futbollisti në Gjermani është transferuar verën e kaluar nga Guingamp për vetëm 9 milionë euro, dhe tashmë vlera e tij është dyfishuar rreth 25 milionë euro.