Gjiganti anglez i është futur garës për transferimin e Coutinhos.
Gazeta katalane Sport ka njoftuar se Manchester Unites shumë shpejtë do t’i bëjë Barcelonës një ofertë për sulmuesin brazilian, Philippe Couinho.
‘Djajtë e Kuq’ janë bërë gati që deri në fund të majit të bëjnë ofertën e parë për Barcelonën, në përpjejke për të sjellë lojtarin në ‘Old Trafford’.
Për Coutinho ka interesim të madh nga Premierliga, ku shërbimet e tij po i kërkojnë edhe Chelsea, Tottenham dhe Neëcastle United.
27 vjeçari Coutinho është i huazuar te Bayern Munich, por me paraqitjet e tij nuk ka bindur bavarezët për një transferim të përhershëm.
Këtë sezon ylli brazilian ka bërë 22 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar tetë gola dhe gjashtë asistime.
Coutinho te Barcelona është transferuar në janar të vitit 2018, nga skuadra e Liverpoolit.