Duket se Hysaj është bërë një lojtar mjaftë i kërkuar.
Raportohet që Roma ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e djathtë të Napolit, Elseid Hysaj, por ata mund të jenë vonë për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas Sportitalia’s, Alfredo Pedulla, dy klubet kanë diskutuar sot si për të ardhmen e Kostas Manolas dhe po ashtu për largimin e mundshëm të shqiptarit.
Roma, ka nevojë për një mbrojtës të djathtë pasi që Alessandro Florenzi është lidhur me një kalim në Inter, derisa Rick Karsdorp apo Davide Santon nuk mund të jenë startues.
Megjithatë, gazetari i famshëm Pedulla thotë se Atletico Madrid vazhdon të jetë e interesuar për mbrojtësin, ku thuhet se tashmë Napoli ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në Madrid për 20 milionë euro.