Skuadra e Manchester Cityt vlen dy herë më shumë se Interi

23:24 | 18 May 2023

Mposhtja e Real Madridit i ka dërguar Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me një skuadër të Interit që ka vlerë sa gjysma e tyre.

Gjigantët e Ligës Premier, me mbështetjen e Abu Dhabit, janë në rrugën e duhur për të fituar tre trofe brenda një sezonin për herë të parë në historinë e tyre.

Skuadra e Pep Guardiolës është në prag të fitimit të titullit të tretë radhazi të ligës dhe do të përballet me rivalët Manchester United në finalen e FA Cup.

Interi, nga ana tjetër, ka luftuar për të treguar qëndrueshmëri në Serie A këtë sezon, por ka arritur të rikuperohet në fazat e fundit të këtij sezoni, duke i lejuar ata të ngjiten në katër vendet e para dhe të arrijnë në finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Fiorentinën.

Megjithatë, surpriza e madhe është rrugëtimi i tyre i jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Manchester City ka një vlerë totale të përllogaritur në treg prej 1.05 miliardë euro, me yje si Erling Haaland dhe Phil Foden që vlejnë përkatësisht rreth 170 dhe 110 milionë euro.

Në krahasim, vlera totale e tregut e vlerësuar e skuadrës së Interit është vetëm 534 milionë euro, me lojtarët e tyre më të vlefshëm që janë Lautaro Martinez me 80 milionë euro dhe Nicolo Barella me 70 milionë euro.

Sa i përket vlerës se sa janë blerë lojtarët aktual të Man Cityt, klubi ka harxhuar rreth 886 milionë euro, për dallim nga Interi që ka shpenzuar 296 milionë euro për të pasur këtë skuadër. Disa nga yjet që i ka në skuadër Interi i ka marr falas.

Ndërsa është teknikisht e pamundur të përcaktohet me të vërtetë vlera e tregut të një lojtari specifik në peizazhin modern të futbollit, ka një hendek të dukshëm në cilësi dhe shpenzime midis dy skuadrave.

Komento: