Skuadra e Milot Rashicës ka pësuar humbje nga Leverkuseni.
Ëerder Bremeni i Rashicës ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Leverkusenit me rezultat të thellë, 1:4.
Ishte ylli i Leverkusen, Kai Havertz që në minutën e 28-të ndryshoi shifrat duke shënuar një gol të bukur me kokë.
Mirëpo, menjëherë pas dy minutave vendasit u përgjigjen me anë të Gebre duke barazuar rezultatin, rezultat i cili zgjati vetëm tre minuta, pasi ishte përsëri Havertz që kaloi mysafirët në epërsi, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në 45-minutëshin e dytë, mysafirët vazhduan me dominimin e ndeshjes dhe golin e tretë e shënuan përmes Ëeiser në minutën e 61-të, kurse goditjen finale e dha Demirbay në minutën e 78-të.
Që nga minuta e parë i pranishëm në ndeshje ishte ylli kosovar Milot Rashica, i cili provoi gjatë tërë ndeshjes të shënoi, por ishte i pafat.
Pas kësaj fitore, Leverkusen mban pozitën e pestë me 50 pikë, ndërsa Ëerder mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 18 pikë.