Skuadra e Napolit testohet për koronavirus, publikohen rezultatet

19:34 | 31 Tetor 2020

E gjithë skuadra e Napolit kanë rezultuar negativë për koronavirus.

Napoli ka njoftuar për rezultatet e lojtarëve nga testet e COVID-19.

Të gjithë lojtarët e Napolit u janë nënshtruar testeve të koronavirusit, para ndeshjes së kësaj xhiroje.

Faqja zyrtare e klubit njofton se rezultatet e pranuara sot japin lajme të mira, përcjell lajmi.net.

“Testet e bëra këtë mëngjes thonë se të gjithë anëtarët e grupit kanë rezultuar negativ në COVID-19”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Amir Rrahmani dhe shokët e tij të skuadrës do të jenë kështu gati për të luftuar për tri pikë të tjera në Serie A.

Komento: