Skuadra e njohur angleze e do me ҫdo kusht Vedat Muriqin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Skuadra e njohur angleze e do me ҫdo kusht Vedat Muriqin

18:01 | 30 Qershor 2020

Skuadra e njohur angleze e ka rikthyer interesimin për Vedat Muriqin.

West Bromwich Albion ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka shfaqur formë të lartë këtë sezon në Superligën e Turqisë, në fanellën e Fenerbahce.

Është “Hurriyet” që raporton për interesimin e WBA për Muriqin.

WBA është pjesë e Championship, por është rrugës së mirë për rikthim në Premierligë, ndërsa për trajner kanë kroatin Slvan Bilic.

Interesim për Muriqin kanë shprehur edhe Tottenham dhe Lazio.

Muriqi këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar 15 gola.

Komento: