Skuadra e njohur e futbollit ka konfirmuar 25 lojtarë me koronavirus.
Klubi i Kaisar në Kazakistan është tronditur së fundmi, teksa pas testeve të kryera 25 lojtarë kanë rezultuar me Koronavirus.
Lojtarët janë 10 nga ekipi i parë dhe të tjerët nga ekipi i dytë.
Kjo vjen vetëm 2 ditë para rifillimit të kampionatit në Kazakistan, i cili është planifikuar për ditën e mërkurë.
Kaisari ishte planifikuar të luante me Tarazin ditën e mërkurë, por për shkak të rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus ndeshja është shtyrë, pasi nuk bëhej fjalë për 1 apo 2 lojtarë, por për plot 25 lojtarë.