Skuadra e nxjerri në shitje, Dybala me përgjigje të fuqishme për Juventusin

20:32 | 14 Gusht 2019

Dybala është përgjigjur fuqishëm ndaj Juventusit.

Paulo Dybala ka realizuar dy gola në pjesën e parë të duelit Juventus A – Juventus B në Villar Perosa.

E ardhmja e Paulo Dybalas në Juventus vazhdon të jetë në dyshim.

Bianconerët e kanë nxjerrë në shitje dhe deri më tani ylli argjentinas refuzoi transferimin në Manchester United e më pas klubet nuk u pajtuan për kalimin e tij në Tottenham Hotspur.

Por, Dybala vazhdon të jetë në shitje në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe përmendet si objektiv i mundshëm i PSG-së në rast të shitjes së Neymarit.

Në ndërkohë, Dybala ka shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes trandicionale Juventus A – Juventus B në Villar Perosa (2:1).

Komento: