Lazio nuk dorëzohet për Kumbullën.
Marash Kumbulla dhe Lazio, histori që nisi disa muaj më parë dhe ende nuk ka përfunduar.
Sipas Gianluca Di Marzios, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë objektiv i Simone Inzaghi.
Madje, Lazio ka nisur sërish bisedimet me Hellas Veronën.
Kumbulla, që kërkohet nga Interi, është kthyer të jetë sërish dëshira e Lotitos.
Igli Tare pritet të luajë një rrol të madh për ta bindur lojtarin që të transferohet në Lazio, ku do të gjejë shqiptarin tjetër, Tomas Strakosha.