Skuadra italiane: Kemi frikë t’i rikthehemi futbollit

21:08 | 05 May 2020

Italia pritet që këtë javë të fillojë stërvitjet në futboll.

Lojtarët dhe staf trajnues i klubit të La Ligas, Eibar, kanë pranuar se kanë frikë se nga rikthimi i futbollit, mund të ndihmojnë pa dashje në një përhapje të re të virusit.

Në një deklaratë të lëshuar nga klubi të martën, skuadra dhe stafi teknik kanë shprehur frikën për rikthimin e futbollit.

“Kemi frikë të fillojmë aktiviteti në të cilën nuk do të jemi në gjendje të përmbushim rekomandimin e parë të të gjithë ekspertëve, që është distancomi fizik”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi të shqetësuar që, duke bërë atë që duam, ne mund të marrim virusin, të infektojmë familjen dhe miqtë tanë dhe të kontribuojmë në një shpërthim të ri të epidemisë, me pasojat e tmerrshme që kjo do të sjellë për tërë popullatën”.

Qeveria në Spanjë ka dhënë leje që nga 4 maji të fillojnë stërvitjet individuale për sportistët profesionist.

Komento: