Skuadra shumë e njohur interesohet për Rashicën

18:42 | 25 Qershor 2020

Edhe një tjetër skuadër e njohur është interesuar për Milot Rashicën.

Milot Rashica me shumë mundësi nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Ëerder Bremen.

Rashica, është nën kontratën deri në 30 qershor të vitit 2022 me Ëerderin, por mund të largohet nga këta të fundit, pasi janë duke rënë nga kategoria.

Sulmuesi kosovar do të largohej për 16 milionë euro në rast rënie në Bundesligën 2 të klubit gjerman (e parashikuar në kontratë).

Kështu, Leipzig shihet si klubi më pranë tij, por mediet gjermane bëjnë me dije se një tjetër konkurent ka hyrë në garë për 23-vjeçarin.

Hertha Berlin është klubi tjetër i Bundesligas, që hyn në “ankand” për të blerë shërbimet e Rashicës. Skuadra kryeqytetase pritet të ndërhyjë për të bërë ofertë më të lartë se Laipzig e për tu munduar të bindë sulmuesin.

Së fundmi, Hertha ka nisur një projekt mjaft ambicioz, duke bërë blerje mjaft cilësore në merkato, ku përmendim edhe atë të polakut, Kristof Piotek.

Klubi dëshiron të ndërtojë një skuadër, e cila mund të prekë Champions League dhe Rashica mund të jetë një prej lojtarëve kryesorë të ekipit gjerman.

Komento: