Gjashtë raste të reja me koronavirus janë shënuar në skuadrën shumë të njohur.
Skuadra e Fiorentinës ka marrë lajme aspak të mira nga rezultatet e testimeve të lojtarëve.
Kur skuadrat evropiane po përgatiten të rikthehen në fushat e blerta, skuadra e Fiorentinas është goditur nga rezultatet e pranuara.
Gjashtë anëtarë të skuadrës ‘Viola’ kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, transmeton lajmi.net.
Tre nga rastet janë lojtarë të skuadrës, kurse tre anëtarë të tjerë i përkasin stafit.
Këta gjashtë anëtarë janë izoluar, kurse pjesa tjetër e skuadrës vazhdon me stërvitjet nesër.