Sevilla e vendosur për transferimin e Rakitic.
Raportimet nga mediet spanjolle bëjnë të ditur se te skuadra e Sevilla tashmë ka një vendim sa i përket yllit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
‘Marca’ bën të ditur se skuadra nga Andaluzia ka vendosur që të nënshkruajë me Rakitic gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.
Ylli kroat është i vendosur që të largohet tashmë, kurse kartoni i tij mund t’i kushtojë Sevilla rreth 20 milionë.
Rakitic ka humbur pozitën e tij në planet e para të Quique Setien dhe mosha e tij e shtyrë mund të bëjë që ai të shkojë te Sevilla ndoshta për fundin e karrierës.