Rritet numri i skuadrave që nuk duan rifillimin e Superligës së Kosovës pa u bërë testimet e futbollistëve.
Testimi pozitiv për COVID-19 i Izair Emini të FC Dritës ka shqetësuar skuadrat e Superligës së Kosovës, që kanë nisur stërvitjet pa u testuar.
Emini ka dalë pozitiv pas testimit të bërë në Shkup, para se t’i bashkohej Dritës në stërvitje.
Pas Flamurtarit, është skuadra e Dukagjinit që është deklaruar kundër rifillimit të kampionatit, pa u testuar futbollistët.
Reagimi i KF Dukagjinit:
“Nuk ka më shumë së dy ditë kur edhe zyrtarisht është lejuar fillimi i stërvitjeve të ekipeve të Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe përkundër insitimit tonë dhe të disa skuadrave tjera që ky kampionat të mos rifilloj pasi që ende ka raste me COVID 19 dhe rreziku është evident për futbollistët, një gjë e tillë nuk u përfill dhe Ministria e Shëndetësisë dhe organet tjera relevante dhanë dritën jeshile që ky kampionat të riflloj pa menduar fare me detajisht për pasojat eventuale e në anën tjetër pa siguruar një preventive.
Në fillim u perfol se do të ketë teste të mjaftueshme për të gjitha skuadrat për testimin e lojtarëve të tyre dhe stafin teknik, por një gjë e tillë nuk ndodhi, testet munguan dhe si rrjedhojë e saj sot lojtarët stervisin të patestuar dhe pa e ditur a janë të prekuar apo jo me COVID 19
E shqëtësimi dhe pasiguria më e madhe vjen kur pikërisht sot merret vesh që futbollisti i skuadrës Drita nga Gjilani ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Kush do të marrë përgjegjësinë për pasojat eventuale nesë ndodhin raste të reja ?????
A jemi në Gjermani që lojtarët të udhëtojnë më nga 3 autbobus për të ruajtur distancën!!!!
A i kemi hotelet luksoze sikur ekipet gjermane e që lojtaarët të ushqehen e të banojnë aty!!!!!
Prandaj ne si klub kërkojmë nga organet relevante që pa u testuar të gjithë lojtarët e skuadrës tonë, dhe rrjedhimisht të të gjitha skuadrave të Supërligës, të mos filloj rifillimi i kampionatit, sepse ata që moren vendimin për rifillim të garave, ata duhet edhe ti sigurojnë kushtet optimale për të gjitha skuadrat në të kundërtën do të jenë përgjegjës për të gjitha pasojat”.