Skulptorja Arjeta Miftari zgjidhet anëtare e Federatës së Lundrimit

21:17 | 13 Mars 2021

Federata e Lundrimit e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor për ciklin e ardhshëm olimpik.

Në Kuvend janë zgjedhur organet e reja, ndërsa të pranishëm ishin 17 nga 20 delegatë të pesë klubeve.

Delegatët unanimisht ia besuan Arbër Reçit pozitën e kryetarit edhe për një mandat, ndërsa nënkryetar u zgjodh, Shasivar Haxhijaj.

Në Kuvend u miratuan të gjitha pikat e Rendit të Ditës.

Kryetari Reçi duke falënderuar delegatët për besimin, foli për sfidat me të cilat u përballë federata në vitet e fundit, derisa theksoi se federata ka blerë lundrat në Maqedoninë e Veriut, dhe me to federata dhe klubet do të organizojnë aktivitete.

Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv u zgjodhën edhe Kaltrina Suka, Shend Gjonbalaj, Abdullah Durmishi, Arjeta Miftari, Burbuqe Ahmetaj, Bujar Hamiti dhe Kushtrim Maksutaj.

Komento: