Slavia ia vështirëson fitoren Chelseas, Valencia thyen Villarealin

23:04 | 11 Prill 2019

Përfundojnë ndeshjet.

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale, në garat e Ligës së Evropës, duke triumfuar minimalisht 0:1, kurse Villarreal është mposhtur me rezultatin 1:3 nga Valencia.

Maurizio Sarri e mori më lehtë se që duhej takimin me Slavia Prague, duke lënë në bankën rezervë lojtarët si Eden Hazard apo edhe N’Golo Kante e Higuain.

Chelsea hasi në vështirësi të mëdha në udhëtimin në Çeki, duke gjetur golin e fitores vetëm në minutën e 86’ të takimit.

Ishte mbrojtësi spanjoll Marcos Alonso ai i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e londineze, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër Villarreal dhe Valencia janë ndarë me rezultatin 1:3, me dy gola të shënuara në minutat shtesë.

Të parët në epërsi kaluan skuadra e Valencias, duke realizuar me anë të Goncalo Guedes, në minutën e 6’ të takimit.

Goli i barazimit për Villarreal erdhi me anë të Santi Cazorla, në minutën e 36 të takimit, kur spanjolli realizoi nga pika e bardhë, shkruan lajmi.net.

Daniel Ëass dhe Goncalo Guedes shënuan në minutat shtesë të takimit për ta dërguar Valencian me një këmbë në fazën tjetër.

Me këto dy rezultate, janë skuadra e Chelsea dhe ajo e Valencias që shkojnë si më të favorizuara në ndeshjen e dytë.

Komento: