Slavko Simiq e demanton Kusarin: Kemi komunikuar edhe pas qershorit 2022

03:36 | 10 October 2024
slavko-simiq-e-demanton-kusarin:-kemi-komunikuar-edhe-pas-qershorit-2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin Millan Radojçiq, shkruan Periskopi.

Simiq në një përgjigje për Debat Plus ka konfirmuar se ka komunikuar me Kusarin edhe pas qershorit 2022.

“Ajo që mund të them shtesë është se Mimoza Kusaru nuk më ka përzënë kurrë nga zyra e saj, madje as në atë qershor, dhe unë posedoj prova se kemi qenë në kontakt edhe pas kësaj. Sa i përket kërkesave që kemi pasur dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, zoti Radoicic, i ka thënë Mimozës t’i përcjellë shefit të saj, është më mirë ta kontaktoni atë, ose ndoshta do të keni mundësinë që ai t’ju japë përgjigje për këtë pyetje, ose do ta merrni atë prej tij. Unë e di se si grup parlamentar kemi pas udhëzim dhe pëlqim nga zoti Radoicic përtë mbështetur ligjin për pagën minimale, dhe këtë si grup parlamentar e bëmë duke votuar PRO ligjit për pagën minimale në qershor, dhe kemi pasur udhëzim nga Radoicic për të mbështetur emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese gjë që na kërkoi Mimoza”, ka thënë Simiq në përgjigjen e dhënë për Debat Plus.

Komento: