
Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.
Kjo u konfirmua për Gazeta10 përmes një përgjigje nga Prokuroria.
“Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastin e ditës së djeshme, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 21 janar 2026 ka dorëzuar Kërkesën për caktimin e Paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet A.S, në Gjykatën Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigje.
Pa qenë as mjek, ai pretendonte se e ka “shërimin” për autizmin tek fëmijët.
Në këmbim të 4 mijë eurove, Arianit Sllamniku, dyshohet se iu ofronte fëmijëve ilaçe të kafshëve.