Sllatinë: Një këmbësor goditet për vdekje

22:15 | 18 Shkurt 2023

Një këmbësor goditet për vdekje në fshatin Sllatinë

Një person ka mbetur i vdekur pasi i njëjti është goditur nga një makinë në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai tha se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.

Komento: