Sllovakia me vendim surprizues për tifozët kosovarë

14:20 | 24 Mars 2026

Federata e Futbollit e Sllovakisë ka marrë një vendim surprizues për ndeshjen ndaj Kosovës në Bratisllavë.

Sipas njoftimit zyrtar, tifozët me pasaporta kosovare nuk do të lejohen të hyjnë në sektorët e tifozëve vendas dhe do të mund të qëndrojnë vetëm në pjesën e dedikuar për tifozët mysafirë.

Ky kufizim ka ardhur si masë sigurie dhe për të parandaluar sjellje të papërshtatshme, përfshirë pankarta, simbole ose thirrje ofenduese. Megjithatë, vendimi ka shkaktuar zhgënjim te disa tifozë kosovarë, të cilët kishin blerë paraprakisht bileta në sektorë të ndryshëm dhe tani nuk mund të përdorin ato bileta.

Federata sllovake ka theksuar se ky rregull ka për qëllim vetëm garantimin e një ambienti të sigurt dhe respektimin e rregullave të stadiumit.

“Ju informojmë se hyrja në të gjitha sektorët, përpos atij të tifozëve mysafirë, janë të rezervuar për tifozët e ekipit vendës. Personat që mbajnë pankarta ose veshin fanella me flamuj të vendeve të tjera, simbole të papranueshme ose mesazhe ofenduese, do të ndalohen së hyri në stadium. Hyrja në sektorët e vendësve me pasaporta të Kosovës nuk do të lejohet”, shkruan në njoftimin e Federatës Sllovake.

Komento: