Sllovakia ndihmon Ukrainën me sistemin e raketave tokë-ajër

00:00 | 09 Prill 2022

Ukraina po vazhdon të luftojë kundër rusëve.

Sllovakia thotë se ka dërguar të gjithë sistemin e saj raketor S-300 tokë-ajër në Ukrainë, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit nga sulmi rus.

Është rasti i parë i njohur i një vendi që dërgon një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, sipas Reuters.

Duke konfirmuar lajmin, kryeministri i Sllovakisë Eduard Heger tha: “Unë besoj se ky sistem mbrojtës do të ndihmojë në shpëtimin e sa më shumë jetëve të pafajshme të jetë e mundur nga agresioni i regjimit të Putinit”, shkruan BBC.

Megjithatë, Heger theksoi se dhurimi i sistemit në Ukrainë “nuk do të thotë se Sllovakia është bërë pjesë e një konflikti të armatosur”.

Sllovakia mori së fundmi sistemin raketor amerikan Patriot – një tjetër raketë tokë-ajër – nga anëtarët e tjerë të NATO-s, Gjermania dhe Holanda. Heger tha se vendi tani do të marrë një këst të katërt të sistemit Patriot gjatë javës së ardhshme.

Komento: