Slovan Bratislava-Feronikeli, merret ky vendim nga UEFA

15:09 | 24 Korrik 2019

Sonte takohet Slovan Bratislava dhe Feronikeli në kuadër të Evropa League.

Slovan Bratislava dhe Feronikeli sot luajnë aktin e parë në Sllokavi, në ndeshjen e raundit të dytë në Ligën e Evropës.

Kjo ndeshja ka zgjuar tensione të mëdha ende pa filluar, sidomos pas vendimit tendecioz të futbollistëve serbë të Bratislavës.

Meqë Sllovakia nuk e njeh shtetin e Kosovës, gjithashtu edhe ky ekip nuk fortë simpati për ekipet kosovar, gjë që ka ndikuar direkt në dy futbollistët Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic si dhe trajneri Vladimir Radenkovic të refuzojnë të paraqiten në këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, UEFA duket se është zgjuar nga gjumi dhe sipas medieve në Sllovaki ata i kanë bërë të qartë klubit se nuk do lejojë që kjo ndeshje nuk do të politizohet dhe çdo ekses politik mund t’i kushtojë me dënim të rëndë.

“Skuadra Slovan ka kërkuar nga tifozët të jenë të përmbajtur dhe mos të përdorin gjuhë raciste ndryshe UEFA do të jetë e pakompromis dhe mund t’i penalizojë shumë keq”, ka shkruar portali sllovak, “hnonline.sk”.

Kujtojmë që ndeshja mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit luhet sot nga ora 18:00, ndërsa ajo e kthimit pas një jave.

Komento: