Feronikeli është mposhtur me rezultat minimal nga Slovan Bratislava në Sllovaki.
Kampionët e Kosovës të mërkurën pasdite janë mundur 2:1 nga Slovan Bratislava në Sllovaki.
Nono në minutën e 9’, ka shënuar për epërsinë 1:0 të vendasve.
Në minutën e 61’, Slovan dyfishoi epërsinë, kur sulmuesi Andraz Sporar shënoi nga penalltia, e cila u shkaktua nga Lapidar Lladrovci.
Skuadra e Feronikelit nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të ngushtojë rezultatin në 2:1.
Është Mendurim Hoti që në minutën e 67’, realizoi gol të bukur.
Rezultati 2:1, është i favorshëm për Feronikelin, para ndeshjes së kthimit në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.