Smalling ka vendosur për të ardhmen.
Manchester United është afër arritjes së marrëveshjes me Romën për qendërmbrojtësin anglez, i cili mund të qëndrojë në Serie A
Manchester United është afër arritjes së marrëveshjes me Romën për Chris Smallingun, shkruan Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi anglez është i huazuar këtë sezon në klubin nga Serie A.
Por, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se futbollistit mund t’i vazhdohet huazimi edhe për një vit.
Përfaqësuesi anglez e bëri një sezon fantastik me “Giallorossi” deri tash.
Ai po e pret dritën e gjelbër nga “Djajtë e Kuq” për të mbetur në Serie A, aty ku preferon të luajë.
Interesim për Smallingun ka shfaqur edhe Interi në Itali e Arsenali në Angli.