“S”mund ta refuzoja Milanin”

16:15 | 08 Janar 2019

Lucas Paquetá nënshkrimi i ri i Milanit, sot është prezantuar zyrtarisht te rossonerët.

Ai ka pranuar se Milani është vendi i duhur për të përcjell ORAinfo.

35 milionë euro plus bonuset Rossonerët kanë paguar për të, kështu që ai mund të bëj debutimin e tij në Superkupën italiane kundër Juventusit më 16 janar.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i përfshirë në këtë sfidë të re. Unë do të doja të falënderoj të gjithë për besimin e tyre në mua dhe shpresoj se mund t’i shpërblej, “tha Paquetá në prezantimin e tij.

“Kaka është një idhull dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. Unë jam vetëm në fillim të udhëtimit tim, por shpresoj të ndjek hapat e tij.

“Milan është një klub i madh me një histori të madhe. Kur Milan thërret, sidomos nëpërmjet Leonardo, kjo ofertë nuk refuzohet. I fola familjes sime dhe shpejt vendosëm se Milani ishte vendi i duhur për mua.

“Do t’i kushtoj vëmendje çdo detaji në mënyrë që të përmirësohet dhe të jap më të mirën time”, ka thënë Paqueta./ORAinfo/

Komento: