Sulmuesi i ri i Milanit, Krzysztof Piatek ka arritur shifra rekorde.
Ai ka lënë pas shumë yje të mëdhenj të futbollit, siç janë Ronaldo, Salah e Neymar.
Ai është në qendër të vëmendjes për shkak se ditën e djeshme realizoi dy herë në debutimin me fanellën e Milani.
Iu deshën 27 minuta lojë dhe 2 gjuajtje në portë për të shënuar 2 herë ndaj Napolit dhe për të çuar Milanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Me këtë dopjetë polaku kap shifrën e 21 golave në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, 19 me fanellën e Genoas dhe 2 me Milanin në 23 ndeshje të luajtura.
Në shifrat e “pistoletës” polake është 1 gol në 89’-të minuta lojë.
Në 5 ligat më të mëdha të Europës, Piatek po konkurron me sulmuesit më të mirë të klubeve elitare.
Më mirë se ai kanë bërë vetëm tre lojtarë deri tani: Lionel Messi udhëheq me 26 gola, pastaj miku i tij Robert Leëandoëski me 24 dhe i treti është Mbappe me 22 gola.
Polaku ia ka dalë të lërë pas vetes sulmues të mëdhenj si: Neymar, Cavani, Kane, Ronaldo apo edhe Salah.