‘Snajperisti’ që po e kërkon Milani, mbrëmë kontriboi në gola

11:56 | 25 Qershor 2020

Dominik Szoboszlai vazhdon të bëjë përshtypje, duke tërhequr interesin e disa klubeve përfshirë edhe Milani.

Në ndeshjen e djeshme mes RB Salzburg dhe Rapid Wien, u përfshi në katër gola.

Është raportuar se kuqezinjtë kanë vendosur që së shpejti të paraqesin ofertën e parë për lojtarin, përcjell ORAinfo.


Ralf Rangnick e dëshiron atë dhe ju me siguri mund ta kuptoni pse.

Dje, Szoboszlai shtoi një gol dhe tre asistime në emrin e tij, duke dëshmuar edhe një herë pse Milani po e ndjek atë me shumë interes.

Ai shënoi golin e tretë të lojës dhe më pas asistoi për të katërtin, të pestin dhe të gjashtin. /ORAinfo/

Komento: