S’ndalen ‘çmenduritë’ e Ancelottit te Evertoni, synon transferimin e yllit të Real Madridit

14:08 | 31 Tetor 2020

Carlo Ancelotti është duke menduar që të përforcojë Evertonin edhe më shumë, duke bërë disa transferime edhe në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri italian kompletoi disa transferime në verën që shkoi, derisa befasia ishte ribashkimi me James Rodriguezin që e mori nga Real Madridi.

Sipas Daily Mirror, Ancelotti nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe po tenton të transferojë Iscon nga Los Blancos.

Spanjolli nuk i ka raportet e mira me Zinedine Zidanen dhe është i gatshëm që në afatin kalimtar të janarit t’i paketojë valixhet.

Francezi tashmë i ka bërë me dije spanjolli se nuk e dëshiron në skuadër dhe është i lirë që të kërkojë klub të ri.

Kështu, Ancelotti dëshiron të përfitojë nga kjo gjë dhe t’i marrë shërbimet e Iscos qysh në janar.

Komento: