S”ndalen protestat në Beograd, nuk e duan më Aleksandër Vuçiqin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

S”ndalen protestat në Beograd, nuk e duan më Aleksandër Vuçiqin

22:39 | 13 Korrik 2019

Nuk e duan më në krye Aleksandër Vuçiqin.

Edhe sonte qytetarët serbë kanë ndalur në rrugët e Beogradit për të shprehur pakënaqësitë në drejtim të pushtetit të Aleksandër Vuçiq.

Mbledhja filloi në ora 19:00, ku atyre u foli Dragan Rakiq, i cili ftoi të dalin edhe më shumë në protesta, në mënyrë që të parandalohen shkatërrimi i Serbisë dhe të ardhmen e saj.

“Ne luftojmë për liri, media të pavarura dhe gjyqësi të pavarur. Në këtë luftë ne jemi të gjithë së bashku, nuk ka asnjë mosmarrëveshje, partitë politike, organizatat, studentët janë të bashkuar në luftën për një Serbi më të mirë. Demokracia kërkon një individ aktiv”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, protesta e parë u mbajtë me 30 nëntor në Krushevc, dhe që nga ajo ditë, qytetarët çdo të shtunë dalin për të protestuar kundër pushtetit të Vuciqit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!