S’ndalen sukseset, FC Aarau “rrëmben” edhe një talent kosovar

21:51 | 09 Gusht 2019

Futbollistët kosovarë çdo ditë edhe më shumë po bëhen pjesë e skuadrave të mëdha evropiane.

Pas Liridon Balajt, që ditë më parë nënshkroi me ekipin zviceran Aarau, sot zyrtarisht kësaj skuadre i është bashkuar edhe futbollistit, Donat Rrudhani që ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare,përcjellë ORAinfo.

Mesfushori 20 vjeçar i rritur në Francë, luajti në ekipet CO Langres dhe FC Brunstatt para se të transferohej në Zvicër.

Aty, kosovari luajti gjatë një viti për AS Timau Basel (ligë e dytë ndër-rajonale) dhe klubit të parë të divizionit, FC Black Stars Basel, ku kontribuoi në sezonin e kaluar me 15 gola.

Anësori 20-vjeçar ka stërvitur me skuadrën e parë që nga fillimi i përgatitjes dhe ka qenë në gjendje të provojë cilësitë e tij me shtatë gola në katër ndeshjet e fundit , duke bërë që edhe skuadra e Basel të shprehë interesim për të.

Duke parë shkathtësitë e tij në pozicionin që luan, ai pritet të marrë ftesë edhe nga Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-21.

Rudhani, është lojtari i tretë që i është bashkuar këtij klubi pasi Liridon Balaj dhe Gëzim Pepsi janë pjesë e të njëjtit klub./ORAinfo/

Komento: