Arsenal është treguar shumë aktiv në afatin kalimtar të verës.
David Luiz është lojtari më i ri i Arsenalit.
Mbrojtësi brazilian u bashkua me skuadrën e Emery në ditën e fundit të merkatos.
Ky transferim i ka kushtuar Arsenalit rreth 10 milionë euro.
Ai vjen në Emirates pas largimit të kapitenit Koscienly dhe formës jo të mirë të Shkodran Mustafit.