S’ndalet gjiganti kroat, Hajduk Split fton në prova edhe dy futbollistë shqiptarë

16:24 | 15 Korrik 2019

Futbollistët shqiptarë me shumë se kurrë, sot janë duke “pushtuar” futbollin evropian.

Shumë prej tyre tashmë ka lënë gjurmë, e disa nga ta janë të rrugë të mirë për të arritur në klubet më të mëdha evropiane.

Hajduk Split, është klubit që vit pas viti po grumbullon dhe po ia jep mundësi shumë talenteve shqiptarë që veten e tyre ta dëshmojnë te kjo skuadre me renome, përcjell ORAinfo.

Një mundësi të artë tashmë e kanë edhe dy futbollistë nga Shqipëria që luajnë për grupmoshën U-17, respektivisht U-19.

Fjala është për Lion Cahani, i viti 2002 që luan në rolin e sulmuesit i grupmoshës U-17, që do të provohet te juniorët e Hajduk Split.

Të njëjtin fat do ta ketë edhe Endi Rahmani, mbrojtës i majtë i reprezentacionit të Shqipërisë U-19. Ky është ftuar përsëri në prova në ekipin B të skuadrës kroate.

I gjithë ky sukses për këta futbollistë është arritur falë punës dhe angazhimit të palodhshëm të njeriut të Hajdukut, Albin Sahatqija dhe skautit nga Shqipëria, Altin Ferat.

Duhet cekur se këta nuk janë të vetmit lojtarë që do të testohen te ekipit kroat. Së shpejti në prova te Hajduk Split do të shkojnë edhe disa futbollistë kosovarë./ORAinfo/

Komento: