S’ndalet kryeministri i dorëhequr, vazhdon të marrë vendime

08:56 | 12 August 2019

Janë bërë gati dy muaj që kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Qeveria e Kosovës pritet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me studentët.

Pavarësisht se është kryeministër në dorëheqje dhe në bazë të ligjeve e Kushtetutës nuk i lejohet marrja e vendimeve, Ramush Haradinaj, nuk ndalet.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me studentët.

Sot është Dita Botërore e Rinisë dhe pikërisht në këtë ditë do të shënohet edhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Zyra e Kryeministrit dhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, me rastin e 12 gushtit, Ditës Botërore të Rinisë, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi lidhur me nevojat e studentëve dhe aktivitetet e tyre

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në ora 10:30 dhe ngjarja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Komento: